Çfarëdo pasaporte të keni, do të jetë e kaltër, e kuq apo e zezë. Edhe pse ekzistojnë disa “rregulla universale”, që kanë të bëjnë me dukjen e pasaportës, të gjitha shtetet ndjekin norma të caktuara me rastin e dizajnit të këtij dokumenti.
Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil Organization, e cila definon parimet themelore të komunikacionit ajror, rekomandon që shtetet të përdorin dukjen e njëjtë, madhësinë dhe fontet me rastin e punimit të dokumenteve zyrtare, si pasaporta, shkruan nzoom.biz.
Ekzistojnë disa karakteristika të obligueshme, që këto dokumente personale ndërkombëtare duhet t’i plotësojnë, pasaportat duhet patjetër të jenë të punuara nga materiali i cili nuk thyhet, që të pengojnë krijimin e rrudhave.
Gjithashtu, duhet të jenë të punuara në atë mënyrë që durojnë leximin në temperatura midis – 10 dhe 50 gradë Celsius dhe lagështinë relative të ajrit midis 5 dhe 95 për qind, por që nuk do të lërë gjurmë në dokument.
Edhe pse ekzistojnë rekomandimet e këtij lloji, ngjyra e kapakëve nuk është përcaktuar në mënyrë të ngjashme. Ngjyrat nuk janë të zgjedhura kuturu.
Shumica e shteteve përdorin ngjyrat e thjeshta, nuanca të errëta, të kuqe, të kaltra, ose të gjelbra apo të zezë. Ngjyrat e errëta janë “zyrtare”, në to pak vërehen ndotja, grisjet, gjë që s’është e parëndësishme nëse flitet për dokument të rëndësishëm.
Ngjyra e pasaportës zgjidhet ajo që shpreh kulturën, religjionin apo rregullimin politik të shtetit për të cilin është fjala, shtetet islamike kanë pasaporta të gjelbra, kjo ngjyrë është e rëndësishme në religjionin e tyre. Shtetet anëtare të Unionit Evropian, si edhe ato të cilat dëshirojnë t’i bashkohen Unionit, kryesisht kanë pasaporta të kuqe në të errët apo bordo.
SHBA caktojnë rregulla vetjake në shumë gjëra, pra edhe kur është fjala për pasaportën.
Qytetarët amerikanë nga 1976 kanë pasaporta me kore ngjyrë kaltër të errët, nuancë që i përgjigjet ngjyrës së flamurit të këtij shteti. Shtetasit e shumë shteteve nga rajoni i Karaibeve dhe Amerika Jugore, duke përfshirë edhe Brazilin, Argjentinën dhe Uruguain, kanë pasaporta me ngjyrë të kaltër. Organizatat më të vogla kanë pasaporta vetjake.
Interpoli jep pasaporta ngjyrë të zezë, pasaportat e Kombeve të Bashkuara janë të njohura për ngjyrë të kaltër të shndritshme, të njëjtë me atë në të cilën përpunohen helmetat për pjesëtarët e misioneve paqësore të kësaj organizate në botë. /nzoom.biz/