spot_img
3.3 C
Pristina
04/12/2024

Po dëmton rëndë adoleshentët, TikTok ndalon filterat e bukurisë për ta

Adoleshentët po përballen me kufizime të reja mbi përdorimin e filterave të bukurisë në TikTok mes shqetësimeve për rritjen e ankthit.

Në javët e ardhshme, të rinjtë nën 18 vjeç do të pengohen nga rritja artificiale e syve, e buzëve ose ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, njofton nzoom.biz.

Kufizimet zbatohen për filterat, si “Bold Glamour” që ndryshojnë tiparet në një mënyrë që grimi nuk mundet, kurse filterat komikë që shtojnë veshët e lepurit ose qenit nuk preken.

Kompania me miliarda përdorues njoftoi ndryshimet gjatë një forumi të sigurisë në selinë e saj evropiane në Dublin, shkruan the Guardian. Efektiviteti i kufizimeve varet nga njerëzit që përdorin platformën nën moshën reale, gjë që nuk është kështu.

Pati shqetësime se filterat e bukurisë disa të ofruara nga TikTok, të tjerë të krijuar nga përdoruesit kanë rezultuar në presion mbi adoleshentët, veçanërisht vajzat, për të adoptuar një pamje fizike.

Disa të rinj kanë përshkruar se si pas përdorimit të filterave e kanë konsideruar fytyrën e tyre të të shëmtuar. TikTok njoftoi se po forconte sistemet për të bllokuar përdoruesit nën 13 vjeç nga platforma, gjë që nënkupton se mijëra fëmijë janë larguar nga platforma.

Para fundvitit aplikacioni do nisë provë të sistemeve të reja të automatizuara për të zbuluar njerëzit që gënjejnë moshën. Lëvizjet vijnë me rregullimin e ashpër të përdorimit të rrjeteve për të miturit në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Aktit të Sigurisë në internet. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news