spot_img
3.3 C
Pristina
04/12/2024

Pse disa këngë të caktuara na ngelen në kokë?

Ne ekspozohemi ndaj tingujve muzikorë gjatë ditës, qofte nëse jemi duke dëgjuar radion, jemi në ndonjë market apo jemi duke ecur rrugëve.

Shpesh ndodhë që një këngë të na ngelet në kokë, e papritmas rikthehet në mendjet tona pa paralajmërim apo pa ndonjë nxitës dhe nuk mund të ndalemi së kënduari atë këngë, shkruan nzoom.biz.

Përndryshe, ky fenomen njihet si imazh i pavullnetshëm muzikor (INMI) dhe është eksperiencë e zakonshme, megjithatë tek personat që kanë tipare të personalitetit si neuroticizmi shfaqet më shpesh.

Një studim i realizuar së fundmi ka ofruar informacione për lidhjet e neuroneve me fenomenin, të gjeturat tregojnë se INMI lidhet me trashësinë e regjioneve të trurit që lidhen me imazhet muzikore, apo aftësisë për të imagjinuar tingujt që mungojnë.

Shpeshtësia e këtyre imazheve të pavullnetshme muzikore lidhet me emocionet dhe memorien. Rreth 40% të mendimeve të përditshme nuk kanë kontroll të vullnetshëm dhe INMI është një ndër to. /nzoom.biz/

 

LAJMET E FUNDIT
Related news