spot_img
17.7 C
Pristina
25/08/2025

“Gruaja ka qenë duke e tradhtuar”, Andi Artani kujton Pajtimin dhe zbardh rastin tragjik

Rasti tragjik që ndodhi në Florida të SHBA-së, ku Pajtim Krasniqi mbeti i vrarë nga gruaja e tij, ka tronditur rrjetin.

Ish-banori i BBVK-së Andi Artani, me anë të disa fotografive e ka kujtuar të ndjerin ku ka shkruar që ky rast tragjik ia ka këputur shpirtin.

spot_img

“Për hir të së vërtetës po jua sqaroj njëherë dhe mirë se çka ka ndodhur me vllanë tonë.

Gruaja e tij Sabrina Krasniqi (Dzaferovic) ka qenë duke e tradhtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don m’u nda. Sabrinës nuk ia ka përceptu truri këtë fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllanë tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoi me aktin më egoistik, ku i mori jetën edhe vetes”, shkroi ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

“Pajtim Krasniqi

Po e filloj njëherë duke thënë që sa me fat kam qenë që t’kom pas pjesë të jetës more Pajtim Krasniqi. Ke qenë për me u marr shembull, djalë i respektushem, besnik, i diciplinuar, i dashtun dhe mbi të gjitha besimtar jashtëzakonisht i madh në Zot. Oh kemi aq shumë histori dhe kujtime bre Pajtim burri.

Fjalët janë pak me përshkru dhimbjen dhe vuajtjen që jemi tu e përjetu pa prezencën tënde këtu me ne. Na ke këput shpirtin me këtë tragjedi, që nuk e meriton armiku me i madh e le mo ti që ke qenë shembull bre, që nuk i ke hi ne hak askujt bre asnjëhere.

Për hirë të se vërtetës po ua sqaroj njëherë dhe mirë se cka ka ndodh me vllaun tonë.

Gruaja e tij Sabrina Krasniqi(Dzaferovic) ka qenë duke e tradhëtuar Pajtimin. Në momentin që Pajtimi ka marrë vesh, Pajtimi me një qetësi ja ka theksu që don shkurorëzim dhe që ka me lajmëru babain e saj që don mu nda. Sabrines nuk ja ka përceptu truri ky fakt dhe na e morri shokun, familjarin, vëllaun tonë nga jeta duke i fut 5 plumba ne trup dhe pastaj vazhdoj me aktin më egoistik, ku i morri jetën dhe vetes.

Zoti jam i bindur që të ka shpërbly me Xhehnetë.

Unë, Andi Artani do të kujtoj cdo ditë me mall dhe do mundohem mungesen tënde këtu me ne ta kthej ne forcë, e ti kujtoj me një buzëqeshje e hare kujtimet me ty, sepse janë me pa dyshim ndër momentet ma të mira të jetës që kemi kalu.

Të don shumë VËLLAI YT ANDI”, ka shkruar Andi..

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news