Pavarësisht nëse e doni apo jo, bora është pjesë kryesore e dimrit. Ka mijëra kuriozitete dëbore që qarkullojnë rreth e rrotull që ndoshta nuk i keni ditur për të.
Bora ndikon në zërin, Dëbora e sapo rënë thith valët e zërit, gjë që e bën gjithçka të tingëllojë më e qetë. Por, kur shkrihet dhe ngrin përsëri, akulli reflekton valët e zërit, duke e bërë atë të udhëtojë më tej dhe më i qartë, njofton nzoom.biz.
Rritur nga një bërthamë, flokët ose kristalet e borës nuk kanë bërthama që përmbajnë informacion gjenetik, ato formohen rreth një grimce të vetme, qoftë pluhur apo polen.
Flokët e borës kanë modele, një nga faktorët përcaktues në formën e borës është temperatura e ajrit. Studimi i flokëve të borës identifikoi se kristalet e gjata e të holla të akullit në formë gjilpërash formohen në -2°C, temperatura -5°C formon kristale të sheshta.
Njohja e flokëve të dëborës, personi i parë që kapi një fotografi të një flok dëbore ishte një fermer nga Jeriko në Vermont. Pas vitesh eksperimentesh me lidhjen e mikroskopëve me aparat fotografik, në 1885 Wilson Bentley kapi fotografinë e parë të flokëve të borës.
Formimi i borës, hapi i parë në formimin e flokut dëbore është një pikë uji e ftohtë që ngrin mbi një grimcë poleni ose pluhuri në qiell. Avulli ngrin mbi kristalin primar të akullit ndërsa bie në tokë, i cili më pas ndërton kristale të reja.
Bora në Mars – Sipas NASA-s, ka stuhi dëbore të papritura e të dhunshme në Mars. Shkencëtarët kanë zbuluar re me flokë bore me dioksid karboni mbi polin jugor të planetit.
Bora ju ngroh – Bora përbëhet nga 90 deri 95% e ajrit të bllokuar, ajo është izolues i shkëlqyeshëm. Kjo është arsyeja pse shumë kafshë gërmojnë thellë në dëborë për të dimëruar dhe pse igloot janë më të ngrohtë brenda se jashtë.
Bora mund të bëjë të verbër – Për shkak të strukturës, bora reflekton sasi të madhe të dritës së diellit, pa mbrojtjen e syzeve , kornea dhe konjuktiva e syrit digjen. Verbëria e borës, ose e njohur si keratoza aktinike dhe fotokeratiti, rezulton në humbje të shikimit. /nzoom.biz/