Ellen DeGeneres festoi 20 vjetorin e lidhjes me Portia de Rossi.
Prezantuesja e ka uruar publikisht atë dhe e bëri një postim në “Instagram”, ku shkroi disa fjalë të ngrohta dashurie për për partneren e saj, shkruan nzoom.biz.
Fillimisht, ajo i shprehu dashurinë dhe e falënderoi që ka qenë pranë saj gjatë këtyre 20 viteve.
“SOT, 20 VJET MË PARË, FILLUAM KËTË LIDHJE, PA E DITUR SE SA AVENTURË E BUKUR DO TË ISHTE KJO. JE GJËJA MË E MIRË QË KA NDODHUR NDONJËHERË NË JETËN TIME. KUJDESESH PËR MUA. MË NDIHMON TË SHOH TË MIRËN NË ÇDO GJË. MË DREJTON DHE MË NGRE LART KUR NDIHEM KEQ OSE E MPOSHTUR. JE NJË SHPIRT I BUKUR QË JAM AQ MIRËNJOHËSE QË KAM SI PARTNERE PËR TË UDHËTUAR NË KËTË JETË TË ÇMENDUR. GRUAJA IME. MIKESHA IME MË E MIRË. DASHURIA E JETËS TIME.”
Në fund të postimit të saj, ajo sqaroi se lajmi që qarkullon dhe thotë se fermën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar e ka shkatërruar një përmbytje, nuk është i vërtetë.
“FALEMINDERIT QË JE TI DHE QË MË DO. JEMI KAQ TË LUMTURA QË UDHËTOJMË DHE EKSPLOROJMË BOTËN BASHKË KËTO 20 VITET E FUNDIT DHE MEZI PRESIM PËR KRISHTLINDJET E PARA ME BORË. P.S. PËR ATA QË JANË TË INTERESUAR, FERMËN TONË NË MBRETËRINË E BASHKUAR NUK E KA PËRMBYTUR ASNJËHERË.”
Pas fitores së Donald Trump, i njohur për qasjet e tij jo shumë miqësore ndaj LGBT, Ellen DeGeneres u largua nga SHBA drejt Britanisë së Madhe. /nzoom.biz/