‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i katërt po vjen.
Ky titull ka mbushur të gjitha portalet në vend dhe rajon, shkruan nzoom.biz.
Duket se për produksionin nuk ka pushim dhe pas tre sezonave të suksesshme erdhi koha edhe për një tjetër rrugëtim.
PProducentja e spektaklit, Sara Hoxha, na bëri me dije se “BBVA 4” po vjen dhe po punohet për sezonin e katërt të reality show-t.
Ndërkohë, tërthorazi Ledion Liço ka lënë të kuptohet se do të jetë sërish moderator. “Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq, të njohur apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë lidhet me çlodhjen time. Në fakt, unë nuk po hapja ndonjë hekurudhë të re, për mua ‘Big-u’ nuk ka qenë një punë e lodhshme. Ishte një punë që të konsumonte kohën, pra, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë,” tha ai në emisionin “Top Arena”. /nzoom.biz/