‘Oj Oj Oj’ erdhi premierë nga Ledri Vula.
Ky projekt muzikor arriti të pëlqehet shumë nga publiku, dhe këtë e dëshmojnë edhe klikimet në Youtube, shkruan nzoom.biz.
Pjesë e videoklipit është ish-banorja e ‘BBVA’, Dea Mishel, e po ashtu dy aktorët Edoni dhe Muhameti.
Dukej se reperi solli një spot unik por në fakt nuk paska qenë kështu.
Kjo sepse pamjet e njëjta i kemi parë që prej vitit 2020 në një tjetër projekt që është shikuar e dëgjuar në mbi 104 milionë herë.
Për më shumë detaje shikoni dhe analizoni mirë të dy videoprojektet. /nzoom.biz/