Të shtunën startoi sezoni i ri i “Big Brother VIP Albania”, ku për herë të parë u treguan pamjet spektakolare të shtëpisë, plot ngjyra dhe ndriçim.
Para se Ledion Liço të prezantonte banorin e fundit, ai i drejtoi një pyetje personazheve duke thënë: “E gjeni dot edhe sa banorë do të hyjnë sot“.
“Banori i fundit“, u përgjigj saktë Rozana Radi, ndërsa Ledioni ndërhyn duke thënë: “Ke të drejtë. E gjeni dot kush mund të jetë banori i fundit dhe mos më thoni Parashqevi Simaku“.
Një pjesë e publikut nuk e ka pritur mirë këtë batutë, duke u shprehur në komente: “Humor i lodhur. Si mund të bësh shaka të tillë në një moment të tillë duke ditur se si është puna e Parashqevi Simakut”, ndërsa një tjetër shkroi: “E paskan bezdisur lajmet e Parasheqevis Ledionin ndaj e ka bërë këtë batutë”.
Pjesa tjetër e mbështetën me replika në komente duke thënë se në fakt ishte vetëm një batutë dhe asgjë më shumë. /nzoom.biz/