Rrjetet sociale për fat të keq janë bërë një vend i errët dhe pozitiv për kaq shumë njerëz, por ajo ka 2 anë të ndryshme që ndikojnë në 2 mënyra të ndryshme.
Për shumë njerëz është bërë një rrugëdalje për ta për të ndarë problemet e tyre dhe për t’u sjellë rehati, por kur vjen puna për të postuar marrëdhënien në rrjetet sociale, për të shprehur problemet me partnerin ose për të ndarë dashurinë,sa ndikojnë rrjetet?
Por, cilat janë pikat kryesore në të cilat duhet të fokusohemi nëse vendosim që një romancë ta bëjmë publike në rrjetet sociale?
•Postimi i problemeve personale në mediat sociale dhe shprehja e zhgënjimit për diçka ose aludimi për dikë që ju ka bërë diçka është bërë një gjuhë më vete në shumë platforma.
Njerëzit gjejnë ngushëllim tek të tjerët duke ndarë dhimbjen a kuptuar çka po kalojnë. Fjalët në internet janë të vështira për t’u harruar ose për t’u rikthyer, njësoj si t’i thuash diçka nga zemërimi partnerit tuaj. Ndonjëherë përfundon një grindje publike mes çiftit e cila bëhet e vështirë për t’u rikuperuar.
•Njëri prej tyre nuk beson në ndarjen e jetës tënde në mediat sociale.
S’ka asgjë të keqe të shprehësh gëzimin ose sa krenare je për lidhjen, ato janë punë e vështirë kështu që të gjithë kemi ndjenjën se duam të bërtasim sa të lumtur jemi ose sa shumë i duam. Disa duan të ndajnë gjërat e vogla dhe pjesët e përditshme të jetës së tyre.
•Ku duhet të mos kalojmë limitin?
Askush s’mund t’ju thotë se ku duhet ose nuk duhet të vihet vija. Është relative dhe varet nga ajo çka ndiheni mirë e çka është më mirë për shëndetin mendor. Komunikimi është i rëndësishëm dhe të qëndrosh i vetëdijshëm për realitetin e marrëdhënies, të kesh kufij dhe të mos lejosh mediat sociale ose atë që njerëzit mendojnë të ndikojnë në marrëdhënie është thelbësore. Kështu që ju krijoni historinë tuaj. /nzoom.biz/