spot_img
10.3 C
Pristina
02/04/2025

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit?

Ramazani është muaji i shenjtë ku myslimanët e privojnë veten nga ‘kënaqësitë’ ditore si konsumimi i ushqimit, pijeve dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë ditës.

Qëllimi i agjërimit për një muaj është që myslimanët të afrohen më shumë me Zotin dhe, në përgjithësi, të shpenzojnë më shumë kohë duke e adhuruar atë, shkruan nzoom.biz.

Ndonëse agjërimi ka shumë rregulla strikte, ekziston edhe një dilemë e cila i preokupon gratë myslimane që agjërojnë: A guxojnë të vënë makijazh kur janë duke agjëruar?

Ndonëse myslimanët thonë se këtë gjë më së miri e din Allahu, konsensusi i përgjithshëm është se nëse nuk konsumohet apo nuk futet në fyt, bën të përdoret.

“Të gjitha preparatet që vendosen në pjesën e jashtme të trupit, qoftë nëse absorbohen përmes lëkurës apo jo, nuk e prishin agjërimin përveç nëse gëlltiten nga personi”, thotë Shaykh Muhammad Saalih-al-Munajiid, ekspert i çështjeve islame.

Ai thotë se e njëjta gjë aplikohet edhe te sapunët dhe kremrat që përdoren për ta zbukuruar fytyrën e që aplikohen në sipërfaqen e lëkurës ngjashëm me makijazhin. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news