spot_img
17.7 C
Pristina
12/03/2025

“N’ritëm” interviston Mersim Zeqiri, boksieri shqiptar flet për meçin e radhës e shpreson në fitore

Emisioni “n’Ritëm” në Radio Campus me Albina Zeneli pati të ftuar boksierin nga Maqedonia e Veriut i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Mersim Zeqiri.

Ai nisi të rrëfejë se kontaktin e parë me boksin e pati prej kur ishte i vogël, ani pse e donte shumë futbollin, njofton nzoom.biz.

“Isha i bindur se do të bëhesha futbollist, po babai ka besuar në mua se do të shkëlqej si boksier dhe nuk ka gabuar”, tha Mersimi i cili ishte i shoqëruar nga gazetari njëherësh menaxheri i tij, Besim Laci të cilët promovuan punën e madhe që bëjnë që boksi të jetë një ndër sportet më me ndikim dhe se shqiptarët të jenë krenarë me arritjet e sportistëve.

“Ndeshja e radhës do të jetë në muajin prill, dhe ne jemi në përgatitje e sipër që të dalim fitues”, tha mes tjerash boksieri Zeqiri i cili beson në fitoren e Mersimit.

Besimi më tutje thekson se ka shumë shqiptarë gjithandej se janë të talentuar por thjeshtë e presin momentin e duhur për të depërtuar teksa vetën e cilëson me fat që ka bashkëpunim aq të mirë me Zeqirin.

“Fitoret e Mersimit gjithmonë do të jenë falë angazhimit të tij profesional por dhe të ekipit që punon prapa kamerës që kujdesem për çdo detaj që nga meçi të dalim të parët”, shprehet Z. Laci. /UBT News/

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news