spot_img
10.3 C
Pristina
02/04/2025

iPhone 17 Air nuk do të ketë portë për karikim?

Bashkimi Evropian ka konfirmuar zyrtarisht se Apple mund të prezantojë një iPhone pa një portë fizike USB-C, edhe pse ka hyrë në fuqi direktiva për karikuesin universal.

Ky vendim i mundëson kompanisë të prezantojë potencialisht një iPhone plotësisht pa kabllo, pa u përballur me shkelje të rregulloreve evropiane, shkruan nzoom.biz.

Sipas rregullave të BE-së, të gjithë telefonat e rinj të shitur në treg duhet të mbështesin standardin e karikimit USB-C. Ligji nuk kërkon portë fizike, mjafton që pajisja të mbështesë këtë standard. Kjo do të thotë se Apple mund të përdorë MagSafe ose teknologji të tjera të karikimit pa kabllo, për sa kohë që ato mund të përdoren me adaptorë USB-C.

Nëse Apple vendos të heqë portat nga modelet e ardhshme të iPhone, kjo sjellë përparësi, si rezistencë më e mirë ndaj ujit dhe pluhurit. Përdoruesit mund të përballen me probleme të mundshme në lidhje me pajtueshmërinë e aksesorëve dhe shpejtësinë e transferimit të të dhënave, e cila mund të jetë më e ngadaltë krahasuar me opsionet me kabllo.

Thashethemet për iPhone pa porta qarkullojnë prej disa kohësh, kjo konfirmim nga BE-ja forcon spekulimet se Apple mund të prezantojë modelin e parë të tillë në vitet e ardhshme.

Kompania ka ndërmarrë tashmë hapa të mëdhenj drejt një të ardhmeje pa kabllo me karikuesit MagSafe dhe kufjet AirPods, dhe hapi i radhës logjik mund të jetë një përvojë plotësisht pa kabllo, sipas raportimeve të 9to5Mac.

Edhe pse rregulloret e BE-së kërkojnë përputhshmëri me USB-C, nuk i kufizojnë prodhuesit në përdorimin e porteve fizike. Kjo i jep Apple lirinë për të eksperimentuar me teknologji pa kabllo, gjë që mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e smartfonëve. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news