43% e grave vuajnë nga probleme seksuale (epsh i ulët, orgazma të rralla, marrëdhënie të dhimbshme), sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Mjekësia Seksuale”.
Shumë mund t’ia atribuojnë këtë gjendje faktorëve mjekësorë (trajtime me ilaçe, metoda kontraceptive, etj.), ekzistojnë prova që ia atribuojnë mosfunksionimin seksual femëror personalitetit të individit, shkruan nzoom.biz.
Për këtë arsye, studiuesit u përqendruan te gratë që po i nënshtroheshin një lloj trajtimi për të lehtësuar vështirësitë e tyre seksuale. I’u dhanë teste të personalitetit për të parë me cilat karakteristika identifikoheshin më shumë.
Më pas u pyetën se si i përballuan situatat, p.sh sa shpejt e pranuan një situatë ose sa shpesh u ndalën në një problem pa gjetur një zgjidhje dhe përjetësuan ankthin.
Sipas studimit, mënyra se si i trajtojmë ngjarjet rrit ose ul stresin që ndjejmë.
Mënyra e jetesës ndikon në kënaqësinë seksuale
Bazuar në përgjigjet e grave, studiuesit zbuluan se ato që ishin më pak ekstroverte e për këtë arsye kishin një pikëpamje më negative për jetën, kishin shumë probleme seksuale.
Hulumtimi zbuloi se gratë që janë më ekstroverte, si dhe ato që janë më të hapura ndaj përvojave të reja, priren të funksionojnë më mirë seksualisht, në krahasim me gratë që ishin introverte ose jo aq të hapura ndaj përvojave të ndryshme.
E njëjta gjë ishte e vërtetë për gratë që prireshin ta shihnin jetën negativisht ose të gjykonin/fajësonin veten për ndodhi të ndryshme.
Kënaqësia e jetës seksuale varet nga sa pozitivisht e shihni jetën, një gjetje e mbështetur nga hulumtime të tjera, si ai i botuar në 2016 që arriti në përfundimin se njerëzit ekstrovertë kanë jetë seksuale më aktive sesa njerëz introvertë.