spot_img
0.3 C
Pristina
07/04/2025

‘Qysh në minutat e parë pata shqetësim në këmbën e djathtë, por i’a dola! Tirron Mamusha merr vendin e tretë në ‘Berat Green Halfmarathon’

Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme.

Gjatë fundjavës që lamë pas ai udhëtoi drejt Beratit për të marrë pjesë në ‘Berat Green Halfmarathon’, ku mori vendin e tretë.

Për UBT News Tirroni e dha një prononcim duke thënë përshtypjet e tij për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“Garë ishte mjaft e bukur, por aspak e lehtë. Kjo sepse pata pak vështirësi qysh në minutat e parë të vrapimit”, shprehet Mamusha i cili thekson se ka ndjerë shqetësim në këmbën e djathtë.

“Që nga fillimi kisha telashe me këmbën, në muskujt adductor si dhe në zonën e hipit, por mbi të gjitha i’a dola të marrë çmimin e tretë”, thotë atleti Mamusha i cili vjen nga Gjakova.

Përndryshe, ai ka zbuluar se më 12 dhe 13 prill do ta ketë garën e ardhshme në Belgjikë.

“Tani e gjithë vëmendja jonë është drejt Kampionatit Evropian e shpresoj shumë që Kosovës sime do t’i sjell lajme të mira”, përfundon kështu Tirron Mamusha. /Albina Zeneli – UBT News/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news