Shkodra Elektronike është renditur në krye të një sondazhi të zhvilluar nga faqja e njohur për Eurovision-in, WiwiBloggs.
Grupi shqiptar, i njohur për stilin unik dhe fuqinë e performancës, është aktualisht në pozitat më të larta, me një diferencë të vogël nga Finlanda.
Në këtë sondazh të WiwiBloggs – faqja e pavarur më e ndjekur në botë për Eurovision-in – Finlanda kryeson me 10.68%, ndërsa Shqipëria ndodhet shumë afër, me 10.21%.
Ky rezultat tregon një mbështetje të fortë ndërkombëtare për këngën “Zjerm”.
Nëpër sondazhe të tjera online dhe komente nëpër rrjete sociale, Shkodra Elektronike mbetet një nga pretendentët kryesorë për finale dhe pse jo, për fitore.
Eurovision Song Contest 2025 do të zhillohet në Basel, Zvicër, pas fitores së Nemo me këngën “The Code” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më 13 – 17 maj.