spot_img
1.2 C
Pristina
13/04/2025

‘Isha në motel’/Gruaja e denoncoi të zhdukur, këngëtari shqiptar: S’dua të jetoj me të

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar në Polici si i zhdukur nga bashkëshortja e tij, pasi nuk ishte kthyer më në shtëpi pas disa ditësh mungesë.

Sipas raportimeve, Krasniqi kishte shkuar më 6 prill për të performuar në një lokal nate në Topliqan të Suharekës, por që nga ajo ditë nuk kishte më asnjë kontakt me familjen.

E shqetësuar, bashkëshortja u drejtua më 9 prill në Stacionin Policor, duke deklaruar zhdukjen e dhënë detaje mbi pamjen dhe veshjen e tij, dhe mbi tatuazhet që ai ka në trup.

Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur. Vetëm pak orë pas denoncimit, këngëtari është paraqitur personalisht në polici në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij dhe se nuk dëshiron të jetojë më me bashkëshorten për shkak të problemeve të vazhdueshme mes tyre.

Ai ka treguar gjithashtu se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në disa motele të ndryshme në qytet, duke shmangur çdo kontakt me gruan e tij.

Ngjarja është raportuar nga Gazeta Sinjali, ndërsa detajet e mëtejshme lidhur me situatën mbeten të paqarta.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news