spot_img
23 C
Pristina
06/05/2025

Ju hahet diçka pas seksit? E shpjegojnë ekspertët kuptimin psikologjik

Seksi është kryesisht një eksperiencë fantastike, por a e keni provuar ndonjëherë të hani një hamburger pas një orgazme?

Nëse po, mund të habiteni kur të kuptoni se zgjedhja juaj për ushqim pas seksit mund të thotë shumë për ju.

Nëse kërkoni diçka të ëmbël apo shkoni drejt një pakoje me patatina në kuzhinë, ajo që zgjidhni të hani pas seksit mund të jetë pasqyrë e shpirtit tuaj.

Kjo, sepse është nënvetëdija juaj që po flet hapur. Ekspertja e marrëdhënieve Nicole Moore thotë se mund të kuptoni shumë nga çka han dikush pas seksit.

“Pas seksit, njerëzit janë më të relaksuar dhe autentikë, dhe çfarë zgjedhin të hanë mund të tregojë shumë për karakterin e tyre,” shton ajo.

Nëse pëlqeni të shijoni një snack pas seksit me partnerin/en, ky artikull është për ju. Ja çfarë mund të na tregojnë ekspertët për atë që zgjidhni të hani pas një seance intime.

USHQIME TË KRIPURA

Nëse pas seksit ju hahet diçka e kripur patatina a arra, kjo nuk ka të bëjë me nervozizmin për atë që ndodhi, mund të jeni një person praktik dhe efikas, madje jeni gati për një raund tjetër. Nicole Moore shton se nëse po konsumoni patatina pas seksit, tregon që nuk jeni emocional. “Ndiheni më rehat duke i mbajtur gjërat në nivel më të thjeshtë,” thotë ajo.

TË ËMBLA

Nëse pas seksit keni dëshirë për akullore, mund të jeni një person që është emocional – si gjatë seksit, ashtu edhe në jetën tuaj të përditshme.

“Për ju, seksi i lidhur emocionalisht është i rëndësishëm e mund të preferoni marrëdhënie ku jeni aq të lidhur me partnerin tuaj sa ndiheni si miq të ngushtë,” thotë Moore. Të ëmblat mund të tregojnë se preferoni të krijoni një lidhje të thellë dhe plot dashuri.

FAST FOOD

Nëse kjo është zgjedhja juaj, mund të jeni shumë komodë me vetveten. “Nuk shqetësoheni për të lënë përshtypje të mirë apo nëse po gjykoheni,” thotë Dr. Bashan.

“Jeni të drejtpërdrejtë dhe nuk e merrni veten seriozisht.” Në nivelin e marrëdhënieve, mund të jetë shenjë se shijoni momentet që bëjnë të ndiheni mirë e s’keni frikë të ndiqni kënaqësitë që ju ofrohen.

USHQIME MËNGJESI

Nëse ju pëlqen të hani cornflakes, krepa ose diçka tjetër mëngjesi pas seksit, kjo mund të tregojë një natyrë nostalgjike dhe një lidhje me fëmijërinë.

“Pavarësisht moshës, mund të keni një energji rinore e një ndjenjë përjetësisht të pastër për jetën,” thotë Moore. Nëse keni dëshirë për ushqime mëngjesi pas seksit, mund të tregoni se preferoni seksin në mëngjes dhe se jeni më të ngrohtë, të kujdesshëm dhe më të dashur në marrëdhënie.

LËNGJE HIDRATUESE

Nëse pini lëngje menjëherë pas seksit, ndoshta e shihni seksin si një sport dhe mund të jeni gati për raunde të tjera. “Ju shijoni seksin me larmi e ndoshta kërkoni ndryshim, duke shmangur rutinën,” thotë Moore. Jashtë dhomës së gjumit, mund të jeni një person që përqendrohet te shëndeti. “Jeni të përqendruar tek rigjenerimi dhe shëndeti, duke u kujdesur për nevojat e partnerit tuaj po aq sa për ato të tuat,” thotë Dr. Bashan.

Zgjedhja e ushqimit pas seksit tregon për ju e ndoshta, herën tjetër që do hani një snack pas një seance intime, mund të mendoni çfarë po tregon ky ushqim për personalitetin tuaj. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news