Ordinanca stomatologjike është një njësi shëndetësore e specializuar për ofrimin e shërbimeve të kujdesit dentar.
Një dentist kujdeset për shëndetin oral në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse, shkruan nzoom.biz.
Sot në nzoom.biz do ta diskutojmë temën e implantit, i cili është një zgjidhje moderne dhe afatgjatë për zëvendësimin e një ose më shumë dhëmbëve të munguar.
Ai përbëhet nga një vidë titaniumi (ose materiali tjetër biokompatibël) që vendoset në kockën e nofullës dhe shërben si rrënjë artificiale për një dhëmb të ri (kurorë, urë ose protezë).
Se si funksionon implanti në gojën e pacientit dhe cilat janë hapat e realizimit të tyre do i kuptoni nga dentisti profesionist Albert Syla nga ‘Dentisti i Familjes’.
Për këto dhe detaje të tjera sa i përket kësaj teme mund t’i kuptoni duke parë storien e plotë në linkun e mëposhtëm realizuar nga emisioni n’ZOOM me Albina Zeneli. /nzoom.biz/