Pushimet verore tashmë kanë filluar e janë një kohë e shumëpritur nga shumica e njerëzve për të pushuar, udhëtuar dhe shijuar ditët e ngrohta.
Në varësi të preferencave, pushimet verore mund të kalohen në Bregdet shqiptar, por ka të tillë që e duan Malin dhe natyrën, shkruan nzoom.biz.
Ani pse dy viteve të fundit mund të kemi dëshirë të udhëtojmë jashtë trojeve shqipfolëse dashurinë për vendlindje nuk e harrojmë kurrë.
E, për këtë kujdeset Hotel Restaurant Vera.
Ky vend i mrekullueshëm që gjendet te Shkëmbi i Kavajës ka oferta të volitshme për secilin pushues.
n’ZOOM me Albina Zeneli ka realizuar një episodë të emisionit ku ju sjell pamje ekskluzive nga kjo hapësirë e bukur.
Pushimet nuk janë luks, janë domosdoshmëri për mendjen dhe shpirtin, e sidomos nëse gjen një ambient familjar, ku ushqimi është tejet tradicional dhe pamjen e detit e ke para.
Secila verë ka kujtime, e ju duhet të kujdeseni vetëm për zgjedhjen se ku do t’i krijoni ato.
Meny mesdhetare kosovare vetëm në Hotel Restaurant Vera, për rezervime kontaktoni në: + 355 69 656 2423.
(Artikull sponzorizues)