spot_img
28.9 C
Pristina
30/06/2025

Bëni kujdes djelmosha! Pabarazia në punët e shtëpisë ul dëshirën seksuale te gratë

Një studim i publikuar në revistën “Sex Roles” ka zbuluar një lidhje të fortë midis ndarjes së punëve të shtëpisë dhe jetës seksuale në çiftet heteroseksuale.

Sipas hulumtimit, kur gratë mbajnë mbi supe pjesën më të madhe të përgjegjësive shtëpiake, përjetojnë rënie të ndjeshme të dëshirës seksuale, shkruan nzoom.biz.

Kërkimi thekson se ulja e dëshirës nuk lidhet me lodhjen fizike. Bëhet fjalë për një ngarkesë mendore dhe emocionale, që gratë përjetojnë kur ndihen të vetme në përballimin e detyrave si gatimi, pastrimi, kujdesi për fëmijët apo organizimi i jetës së përditshme.

Kjo pabarazi perceptohet shpesh si mungesë mbështetjeje dhe vlerësimi nga partneri, çka çon në pakënaqësi emocionale dhe rritje të stresit. Studimi treon se ndarja e pabarabartë e punëve të shtëpisë mund të krijojë zhgënjim, pakënaqësi dhe distancim emocional, që ndikojnë drejtpërdrejt në intimitetin fizik.

Tri faktorë, respektimi i ndërsjellë, mbështetja emocionale dhe ndarja e barabartë e përgjegjësive, kanë rol kyç për një jetë seksuale të sa më të mirë.

Zgjidhja? Barazi!

Autorët e studimit argumentojnë se ndarja më e drejtë e punëve në shtëpi mund të përmirësojë jo vetëm marrëdhënien në përgjithësi, por edhe intimitetin seksual.

Kur partnerët ndajnë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë, krijohet një ndjenjë më e madhe partneriteti, barazie dhe afërsie, elementë që nxisin dëshirën seksuale. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news