A e kujton puthjen tënde të parë? Ishte romantike apo super e sikletshme?
Po e fundit? A ka ndryshuar mënyra se si e përjeton puthjen?
Edhe pse duket si diçka e natyrshme, puthja është aftësi që mund të përmirësohet.
Sipas psikoterapistëve, shumë njerëz e anashkalojnë rëndësinë e puthjes, sidomos kur kalojnë në fazat tjera të intimitetit – por në fakt, puthja është thelbësore për lidhje, pasion dhe kënaqësi.
Frekuenca e puthjeve lidhet ngushtë me lidhjen emocionale në çift. Me këtë në mendje, ja 8 hapa për të përmirësuar stilin tënd të puthjes, sipas ekspertëve:
MOS NXITO – MERR KOHËN TËNDE
Puthjet më të mira janë të qeta dhe të ndjeshme. Njerëzit që ndihen të pasigurt shpesh nxitohen, por është e rëndësishme të qëndrosh i pranishëm dhe të ndjesh momentin.
PËRDOR SASINË *E DUHUR* TË PASIONIT
Shumë gabojnë duke qenë ose agresivë, ose të butë. Puthja duhet të jetë e balancuar jo e egër, as pa energji. Mund të praktikosh në pjesën e butë të dorës për të kuptuar ndjesinë.
PËRDORE GJUHËN ME ZGJUARSI
Përqendrohu vetëm në buzë. Gjuha shtohet më vonë dhe duhet përdorur butësisht, si një përkëdhelje e lehtë, jo si “gjuha e gjarprit”. Mund të praktikosh sërish në dorën tënde për të kuptuar forcën që po përdor.
MBYLLI SYTË
Kontakti vizual mund të jetë i bukur në momente të caktuara, por për shumicën e kohës, mbyllja e syve ndihmon që të përqendrohesh në ndjesi dhe të përjetosh momentin.
PËRFSHI GJITHË TRUPIN
Puthe partnerin/en, përdor edhe duart – ledhatoi flokët, faqet, shpatullat. Mund ta përqafosh, ta përkëdhelësh, a puthësh në qafë dhe veshë për ta bërë përvojën më të pasur.
LUAJ PAK MES PUTHJEVE
Tërhiqu pak, për ta bërë më intriguese gjënë. Lëvizje si ledhatimi i buzës së poshtme me gisht apo një buzëqeshje flirtuese e shoqëruar me kontakt me sy, janë mënyra lozonjare për të ruajtur tensionin erotik.
PËRSHTAT TEKNIKAT SIPAS PERSONIT
Secili ka stil të ndryshëm. Vëzhgo reagimet e partnerit/es e përshtatu. Nëse diçka i pëlqen, vazhdo – nëse jo, ndrysho qasjen. Puthja është si vallëzim, të dy duhet të sinkronizoheni.
MOS E GJYKO VETEN
Edhe nëse ndihesh i/e pasigurt, përpiqu t’i zhdukësh mendimet të jetosh momentin. Nëse ndihesh në siklet, fol me partnerin/en. Komunikimi ndërton besim e ndihmon që puthja të bëhet më e natyrshme.
KOMUNIKIMI ËSHTË KYÇ
Shpreh çfarë të pëlqen dhe inkurajo partnerin/en kur bën diçka mirë. Sugjerimet e buta gjatë puthjes janë mënyra efektive për të drejtuar pa prishur magjinë.
NUK ËSHTË VETËM PËR BUZËT
Ekspertët sugjerojnë të eksplorosh edhe pjesë tjera të ndjeshme të trupit: Qafa, veshi, balli, faqet, nofulla, kraharori, barku, beli, kofshët. Këto shtojnë intensitet dhe variacion.
MOS HARRO KUJDESIN PËR BUZËT
Për një puthje të mirë, buzët duhet të jenë të buta, të hidratuara dhe të kujdesura. Në fund të ditës, puthja është një përvojë intime që lidhet me ndjeshmërinë, komunikimin dhe praninë në moment. Dhe gjithmonë ka vend për përmirësim. /nzoom.biz/