spot_img
21.8 C
Pristina
04/07/2025

Reagimet prekëse të bashkëkombasve për vdekjen tragjike të Diogo Jotës

Vdekja tragjike e sulmuesit portugez Diogo Jota ka lënë të pikëlluar jo vetëm familjen dhe miqtë e tij të ngushtë, por edhe të gjithë komunitetin e futbollit.

Futbollistë të njohur të kombëtares portugeze kanë reaguar me mesazhe zemërthyese, duke ndarë dhimbjen dhe tronditjen për humbjen e bashkëkombasit të tyre.

Mesfushori Ruben Neves shprehu dhimbjen e thellë me fjalë prekëse: “Thonë se njerëzit i humbim vetëm kur i harrojmë. Unë kurrë nuk do të të harroj.”

Sulmuesi Rafael Leao, në një reagim të shkurtër por të ndjerë, tha: “Pusho në paqe, vëlla.”

Mbrojtësi Diogo Dalot ishte i shokuar nga lajmi, duke thënë: “Shkatërruese… Pa fjalë… Shumë forcë për familjen.”

Edhe Pedro Gonçalves, mesfushori i Sportingut, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes: “Ngushëllimet më të thella për familjen.”

Portieri Diogo Costa tregoi tronditjen që ndjeu me një mesazh të shkurtër: “Nuk ka fjalë… Pusho në paqe.”

Mbrojtësi Renato Veiga reagoi po ashtu me dhimbje: “Pa fjalë… Pusho në paqe.”

Ndërsa veterani Danilo dha një mesazh me tone shpirtërore: “Nuk ka dhimbje në tokë që parajsa nuk mund ta shërojë.”

Këto reagime tregojnë për respektin e madh që bashkëlojtarët dhe bashkëkombasit kishin për Jotën, jo vetëm si futbollist të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha si njeri.

 

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news