spot_img
26.7 C
Pristina
07/07/2025

Pritet zyrtarizimi te Hajduku, zbulohet rroga marramendëse e Adrion Pajazitit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti pritet të nënshkruaj me Hajduk Splitin, pasi tashmë marrëveshja është arritur.

Pajaziti tani është lojtar i lirë, pasi kontrata me Fulhamin ka skaduar.

Mediat kroate bëjnë me dije se mesfushori kuqezi pritet të fitojë më shumë se 300 mijë euro pagë vjetore, përcjell Panorama.

Kujtojmë që Pajaziti e njeh mirë elitën e futbollit kroat, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Goricës, ndërkohë që tashmë ka hedhur një hap më të rëndësishëm në karrierë.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news