Sarah Jessica Parker është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes falë sezonit të ri të serialit “And Just Like That”, vazhdimit të shumëpërfolur të suksesit televiziv “Sex and the City”.
Këtë herë, vëmendja nuk është përqendruar te veshjet ikonike apo roli i Carrie Bradshaw, por te vendosmëria dhe qëndrueshmëria profesionale që e ka shoqëruar gjithë karrierës, shkruan nzoom.biz.
Që në fillimet e saj, Parker ka pasur në kontratë klauzolë të rreptë kundër skenave nudo. Ndryshe nga koleget e saj në “Sex and the City”, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, që nuk ngurruan të shfaqeshin nudo, si në serial ashtu edhe në “And Just Like That”, Parker nuk pranoi kurrë të ekspozohej në atë mënyrë.
Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ajo shpjegoi arsyet e këtij vendimi:
“NUK KA TË BËJË ME NDONJË SISTEM VLERASH AS NUK GJYKOJ GRATË QË ZGJEDHIN NDRYSHE. NUK JAM NDJERË REHAT DUKE EKSPOZUAR TRUPIN NË ATË MËNYRË,” THA AJO.
Në një paraqitje të fundit në emisionin SiriusXM të Howard Stern, Parker tregoi për bisedën e parë që pati me krijuesin e serialit, Darren Star, para se të pranonte rolin.
“I THASHË SE SKENARI ISHTE INTERESANT DHE NDRYSHE NGA ÇFARË KISHA PARË, POR KISHA NJË SHQETËSIM: NUK NDIHESHA MIRË ME IDENË E SKENAVE NUDO,” THA AJO.
Përgjigja e Star, sipas saj, ishte kjo:
“ATËHERË MOS E BËJ. NUK MË INTERESON. NËSE AKTORËT E TJERË NDIHEN REHAT, LE TA BËJNË, POR TI NUK KE PSE TA BËSH.”
Parker theksoi se qëndrimi i saj nuk kishte lidhje me pasiguri mbi trupin apo frikë nga reagimi i publikut.
“THJESHT JAM NATYRË E TURPSHME,” THA AJO. “I ADMIROJ GRATË QË KANË GUXIMIN TA BËJNË, POR PËR MUA PERSONALISHT NUK ISHTE DIÇKA QË MUND TA PRANOJA.”
Përveç refuzimit të skenave nudo, Parker ka qenë e kujdesshme edhe me gjuhën që përdor personazhi i saj. Ajo ka shmangur përdorimin e panevojshëm të fjalëve banale.