spot_img
17 C
Pristina
30/07/2025

Çka është “orgazma e shkatërruar” dhe pse disa njerëz çmenden pas saj?

Kur flitet për seksin, gjithë bota ka filluar ta kuptojë që kënaqësia nuk qëndron vetëm te finishi. Paraloja, tensioni, eksperimentimi – janë të gjitha pjesë e shijimit të seksit! Për shumicën e djemve ama, fundi i lumtur dhe i siguruar është… po, ta themi troç: orgazma.

Ka njerëz që jo vetëm nuk e kanë problem që kjo kënaqësi t’u “shkatërrohet” në momentin kulmor, por kërkojnë pikërisht këtë gjë. E quajtur “orgazma e shkatërruar”, sipas ekspertëve, ky frustrim i ëmbël është pikërisht pjesë e qejfit, shkruan nzoom.biz.

spot_img

PO Ç’ËSHTË NJË ORGAZMË E SHKATËRRUAR, KONKRETISHT?

Është ai moment kur je gati të shpërthesh nga kënaqësia… dhe partneri/ja ndalon gjithçka. Fiks aty, në çastin më të nxehtë! Rezultati? Orgazma nuk është më aq e fuqishme, madje e paplotë. Ndoshta të ka ndodhur edhe padashje një telefonatë në sekondën e gabuar, një zhurmë nga jashtë – dhe gjithë momenti humbi magjinë.

SI NDIHET?

Imagjino sikur po pret të kafshosh biskotë me çokollatë që mezi e ke pritur e kur kafshon, është tërshërë me rrush të thatë. Jo që është keq, por nuk është çfarë kishe në mendje. Orgazma ndodh, por nuk është ajo që prisje për disa, ky zhgënjim është seksi në vetvete.

PO PSE DO DONTE DIKUSH TA PËRJETONTE ME DIÇKA TË TILLË?

Për disa persona, loja e kontrollit është ksituese. Të ndihesh “i/e lënë pezull”, të ndalosh para shpërthimit, është si të lundrosh në limitet e dëshirës. Nëse të pëlqen dinamika dominim/nënshtrim, kjo është një mënyrë perfekte për të luajtur me pushtetin në dhomë.

SI TA PROVOSH ME NJË PARTNER?

Bisedoni paraprakisht. Jepni njëri-tjetrit dritën jeshile për eksperience. Nuk ka vend për surpriza kur bëhet fjalë për eksperimente të tilla. Vendosni kod sigurie. Nëse njëri nuk ndihet komod, loja ndalon menjëherë. Zgjidhni mënyrën si do “shkatërrohet” orgazma.

Do e ndalosh me dorë? Me lodra? Me urdhra verbale? Vendosni skenarin.

Luani me tensionin. Mund të jetë përmes seksit oral, penetrimit, lodrave, çfarëdo që ju eksiton. Shiheni si lojë, dhe përkëdhelje,  rikthim te qejfi ose një ndryshim skenarit.

Dhe kini parasysh: s’ka pse të funksionojë që herën e parë. Më e rëndësishmja është që të komunikoni dhe që të dy të jeni aty sepse donit, jo sepse “duhej bërë diçka ndryshe”.

Në fund të ditës, një orgazmë është një orgazmë – edhe kur është “e shkatërruar”. Dhe po të dish ta luash mirë këtë lojë, mund të jetë… shumë më seksi se ç’mendoni. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news