Të gjithë duam që të tjerët të na shohin pozitivisht, por duam që edhe vetë ta shohim veten po njësoj. Ky është çelësi për të kuptuar taktikën e Jonah Berger që i bën njerëzit të thonë atë që ju kërkoni prej tyre.
Berger shpjegoi teknikën duke përdorur një studim të Stanford që përfshinte fëmijë parashkollorë, shkruan nzoom.biz.
Studiuesit u bënë grupeve të fëmijëve 5-vjeçarë të njëjtën pyetje: A do të ndihmoni në pastrim? Dallimi ishte në mënyrën e të shprehurit. Një grup u pyet: “A mund të ndihmoni me pastrimin?” Grupi tjetër u pyet: “A mund të bëheni asistent pastrimi?”
Fëmijët që u pyetën nëse donin të ishin “asistent” kishin 30% më shumë gjasa të dëshironin të pastronin klasën. Ata nuk ishin aq të interesuar për pastërtinë, donin të njiheshin si “ndihmës/asistent”.
Eksperti beson se riformulimi i pyetjes ishte kyç për përfshirjen e fëmijëve në pastrimin e klasës.
“KA TË BËJË ME DALLIMIN MES VEPRIMEVE DHE IDENTITETEVE. NE TË GJITHË DUAM TA SHOHIM VETEN SI TË ZGJUAR, TË AFTË DHE INTELIGJENT NË NJË SËRË GJËRASH TË NDRYSHME,” THA BERGER.
Nëse mësoni të riformuloni kërkesat për t’iu drejtuar identiteteve të njerëzve, do të bëheni më bindës. Kjo teknikë nuk funksionon vetëm sepse njerëzit duan ta shohin veten pozitivisht. Funksionon edhe për të kundërtën. Ata duan të shmangin etiketimet negative.
“TË TRADHTOSH ËSHTË E KEQE, POR TË JESH MASHTRUES ËSHTË MË KEQ.” “TË HUMBËSH ËSHTË NEGATIVE, TË JESH HUMBËS ËSHTË EDHE MË KEQ”, THOTË BERGER.
E njëjta taktikë përdoret për të bindur veten për të ndryshuar perceptimin tonë. Të thuash që të pëlqen të gatuash është një gjë, por të quash veten kuzhinier është një identitet.
“UNË JAM NJË VRAPUES. UNË JAM NJË STUDENT I SHKËLQYER. JU DUHET TË FOKUSOHENI NË KËTO GJËRA SEPSE KY ËSHTË IDENTITETI QË KENI”.
Shpjegimi i Berger tregon sa e rëndësishme është të përmirësojmë aftësitë e komunikimit.
Duke ndryshuar thjesht një fjalë, ne mund t’i bëjmë njerëzit të përmbushin kërkesat tona në mënyrë më efektive. Fjalët janë magjike dhe ne duhet t’i përdorim ato me mjeshtëri.