Mesa duket, puthjet përveç kënaqësisë që të falin, janë edhe të rrezikshme për shëndetin.
Nëse keni dëgjuar se ndokush është sëmurë nga puthjet, me siguri nuk jeni dakord në lidhje me këtë. Mësoni gjithçka nga ky infeksion i rrezikshëm virusal…
Mononukleoza – Infeksion virusal që shkakton ethe, dhimbje fyti, kokëdhembje, zmadhimi i nyjeve, lodhje, dhimbje të muskujve. Mononukleoza infektive quhet edhe si “sëmundja e puthjes” e cila paraqitet te adoleshentët dhe të rinjtë, mes moshës 15-25 vjet.
Mononukleoza kalon pa komplikime, nuk është e rrezikshme, por rraskapitëse, me efekte si gripi. Edhe pse shumica e simptomave të sëmundjes zhduken për disa javë, sërish mund të kalojnë muaj deri sa trupi të shërohet. Rekomandohet të pushoni deri sa të eliminoni shenjat e sëmundjes, evitoni përpjekjet, aktivitetet e përditshme në punë ose shkollë, sepse shume lehtë mund t’ju rikthehet.
Sëmundje virusale që ju rraskapit
Përhapet nga personi në person përmes pështymës. Virusi i mononukleozës gjatë 18 muajve të parë sekreton pështymë, në organizëm qëndron për tërë jetën. Forma më e zakonshme e transmetimit është përmes puthjes dhe kontaktit me objekte të infektuar me pështymë, psh. pirja e ujit nga gota e tjetrit. Shumica infektohen me virusin që në fëmijëri, në mënyrë indirekte përmes pikave të pështymës në lodra. Përderisa shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj Epstein-Barr gjatë jetës, disa prej tyre zhvillojnë simptomat e mononukleozës infektive. Deri në 50 fëmijë kanë pasur infeksionin e parë nga ky virus deri në moshën 5 vjeç. Tek shumica, ky infeksion nuk shfaq asnjë simptomë. Përhapja e virusit është më e fortë tek pacientët me një sistem të dobët imunitar.
Shenjat e sëmundjes
Koha që nga kontakti me virusin deri në paraqitjen e simptomave të sëmundjes, zgjat nga dy deri në gjashtë javë. Simptomat e mononukleozës janë të ngjashme me ato të gripit. Shfaqet lodhje, humbje e oreksit dhe dhimbjeve të muskujve. Dhimbjet e fytit zgjasin 5-7 ditë. Temperatura apo ethet marrin kohë 7-14 ditë. Kohëzgjatje më të madhe ka simptoma e lodhjes, por pas disa javësh shumica ndihen të gatshëm për kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Trajtimi kryesor është pushimi
Kundër virusit të mononukleozës nuk ka shërim. Antibiotikët nuk funksionojnë sepse mononukleoza nuk është një infeksion bakterial. Gjëja më e rëndësishme është pushimi, nuk nënkupton regjim shtrati, por jo edhe punë të rënda, mononukleoza ndikon në plogështinë e trupit. Për këtë lloj infeksioni, janë të nevojshëm disa javë pushimi, ndërsa aktiviteti i rëndë fizik duhet evituar 6-8 javë. Deri sa keni temperaturë është mirë të pini shumë lëngje dhe për uljen e temperaturës pini paracetamol. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të shmangin konsumin e ilaçeve që përmbajnë cid acetilsalicilik, aspirinë ose Andol, për shkak të rrezikut të komplikimeve. Gjatë virusit të mononukleozës, ushqimi duhet të jetë i pasur me proteina të kualitetit të lartë, që janë të nevojshme për shërim të trupit. Burimet e proteinave me vlera të larta janë vezët, peshku dhe qumështi.
Si të parandaloni infeksionin?
Tek mononukleoza, parandalimi është i thjeshtë, shmang kontaktin me pështymën e atyre që kanë vuajtur nga mononukleoza, kushtoni vëmendje higjienës nëse qëndroni pranë tyre.
Virusi, shkaktar për mononukleozën, përhapet përmes pështymës, kështu që shmangi puthjet, mbuloni hundën dhe gojën gjatë teshtitjes apo kollitjes. /nzoom.biz/