spot_img
21.9 C
Pristina
31/07/2025

Transferohet Xhaka! Klubit të Premier League i kushtoi 20 milionë euro

Granit Xhaka zyrtarisht ka kaluar nga Bayer Leverkuseni te Sunderland.

Dy klubet e konfirmuan marrëveshjen të mërkurën, duke bërë të ditur se mesfushori i ka bashkuar radhët e Sunderlandit nga Bundesliga në Premier League.

spot_img

Transferimi i Xhakës ka kushtuar klubit të Premier League 20 milionë euro.

Pas marrëveshjes, ai ka dhënë deklaratën e tij të parë për kthimin në Premier League.

“Jam krenar që jam këtu. Kur kam folur me klubin, kam ndier entuziazmin dhe energjinë e të gjithë njerëzve këtu, si dhe mentalitetin që kanë lojtarët. Është ajo që kam dashur dhe kam ndjenja shumë të mira. Jemi kthyer aty ku ky klub duhet të jetë. Duam të qëndrojmë këtu të shkruajmë historinë. Ndiej se jam gati për ta ndihmuar ekipin me përvojën, por edhe me kualitetin po ashtu. Duhet të gjejmë veten tonë në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë problem i madh. Ishte kohë e gjatë për të pritur, por jam këtu dhe mezi pres të fillojmë,”, ka thënë Xhaka.

Xhaka ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Sunderlandin, që ka arritur të rikthehet në Premier League.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news