Bëni edhe ju pjesë te njerëzit që e kanë të vështirë të thonë “jo”? Në një botë që inkurajon fuqinë e të thënit “po”, është e rëndësishme të kujtojmë se të thuash “jo” mund të jetë e rëndësishme.
Të dish kur të refuzosh përgjegjësi mund të ndihmojë në ruajtjen e kufijve, mbrojtjen e shëndetit mendor dhe qëndrimin besnik ndaj vlerave të tua.
Ja skenarët ku një “jo” e prerë është jo vetëm e pranueshme, por edhe e domosdosshme.
Kur diçka është kundër vlerave tuaja
Qëndrimi besnik ndaj parimeve tuaja është thelbësor. Nëse një situatë apo kërkesë bie ndesh me besimet tuaja thelbësore, të thuash jo ruan integritetin tuaj.
Kur jeni të mbingarkuar
Angazhimet e tepërta çojnë në konsumim mendor, mungesë energjie që ndikon edhe në socializim. Të thoni “jo” kur keni ngarkesë ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të shëndetshëm punë-jetë dhe produktivitetit.
Kur një kërkesë është e paarsyeshme
Disa kërkesa janë të ekzagjeruara a joreale. Mbroni kohën dhe energjinë duke refuzuar kërkesa të tilla.
Kur duhet të kujdeseni për veten
Ta keni mirëqenien prioritet është thelbësore. T’i thoni “jo” aktivteteve që ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik, është e domosdoshme.
Kur përgjegjësia është e dikujt tjetër
Mos merrni përsipër detyra që duhet t’i trajtojnë të tjerët. Nëse do ishit në situatë të ngjashme, a do i merrte dikush përgjegjësitë? Përqendrohuni duke thënë “jo”. /nzoom.biz/