Vjosa Osmani e ka mirëpritur në takim yllin botëror të muzikës, Dua Lipa, së cilës, me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidentja përmes një postimi, shkruan nzoom.biz.
“Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë”, shkroi ajo duke thënë se Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme.
“Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, tha ajo.
Presidentja po ashtu ka shprehur mirënjohje të pafund ndaj Lipës.
“Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”.
Përndryshem, Lipa do të performojë sonte në “Sunny Hill”, festival ky i cili do të mbahet për tri ditë radhazi, nga 1 deri më 3 gusht.