spot_img
30.1 C
Pristina
14/08/2025

Wow nuk pritej, Elon Musk fik superkompjuterin e tij

CEO i Tesla-s, Elon Musk, konfirmoi mbylljen e projektit Dojo, një superkompjuter i zhvilluar për trajnimin e inteligjencës artificiale, duke e përshkruar atë si një “punë evolucionare”.

Vendimi u mor pasi Tesla kaloi në një arkitekturë të vetme çipi AI6, e cila kombinon trajnimin dhe funksionimin në kohë reale, që do të thotë se Dojo nuk ka më një qëllim teknik dhe strategjik.

spot_img

“Dojo 3 vazhdon të jetojë në një farë mënyre përmes një numri të madh SoC-sh AI6 në një pllakë të vetme”, tha Musk, duke shtuar se kompania ka bërë ndryshime në personel për të përshpejtuar kalimin në teknologjinë e re.

Në vend që të zhvillojë superkompjuterin e vet masiv, Tesla mbështetet më shumë në çipet e prodhuara në bashkëpunim me Samsung, dhe në zgjidhjet harduerike nga Nvidiae AMD.

Investitorët e mirëpritën lajmin për mbylljen e projektit Dojo – aksionet e Tesla-s u rritën me rreth 2.3 përqind, me rritje shtesë falë miratimit rregullator për funksionimin e robotaksit të Tesla-s në Teksas. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news