Moderatorja e njohur sportive, Vjosana Nozllaku, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me futbollistin e Vllaznisë, Ardit Krymi.
Lajmin e bukur e kanë ndarë vetë në rrjetet e tyre sociale, ku publikuan momente nga mbrëmja e veçantë, njofton nzoom.biz.
Ceremonia e fejesës u zhvillua me shumë shkëlqim, duke i ngjarë një dasme të mirëfilltë, ndërsa çifti bëri të ditur se martesa do të mbahet në një moment tjetër.
Vjosana kishte përgatitur edhe një surprizë për partnerin e saj që askush nuk e ka ditur: Praninë e këngëtarit të mirënjohur nga Shkodra Bujar Qamili, si dhe një video urimi nga trajnerë të njohur të futbollit si; Armando Cungu, Mirel Josa, Thomas Brdaric dhe shumë të tjerë.
Një mbrëmje me plot emocione dhe gëzim për çiftin më të ri.
Përndryshe, prej disa muajsh, moderatorja është tërhequr nga media dhe nuk dihet ende nëse do të rikthehet në ekran në sezonin e ri.
Megjithatë, ndjekësit e saj mezi presin ta shohin sërish, ndërsa për çiftin e ri urimet janë vetëm për një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku. /nzoom.biz/