spot_img
26.6 C
Pristina
19/08/2025

8 shkaqe të mundshme pse të dhembin thithkat

Ka shumë shkaqe të dhimbjes së thithkave, disa janë aq të thjeshta sa një alergji ndaj detergjentit të rrobave ose një reçipetë që nuk përshtatet siç duhet.

Dhimbja e thithkave është një dukuri e zakonshme tek gratë me menstruacione, shtatzëna ose gjidhënëse, njofton nzoom.biz.

spot_img

8 shkaqe të mundshme të dhimbjes së thithkave janë:

1. FËRKIMI

Arsyeja më e zakonshme për dhimbjen e thithkave. Mund të ndodhë nëse fërkohen me një këmishë ose me reçipeta që nuk i përshtaten mirë, gjatë aktiviteteve sportive, të tilla si vrapimi ose basketbolli. Periudhat më të gjata të stërvitjes nënkuptojnë edhe periudha të zgjatura fërkimi. Njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj fërkimit zgjedhin të marrin masa paraprake shtesë, të tilla si vendosja e shiritave mbrotjës në thithkat e tyre gjatë stërvitjes.

2. INFEKSIONI

Thithkat që tashmë janë lënduar nga fërkimi, nga reaksion alergjik, ose janë të çara a të gjakosura kanë rrezik më të lartë të infeksionit. Laktacioni dhe ushqyerja me gji rrisin rrezikun e infeksionit.

3. ALERGJIA OSE DERMATITI ATOPIK

Dhimbja dhe acarimi i shoqëruar nga lëkura e krisur, me kore ose me flluska mund të jetë shenjë e reaksionit alergjik ose ekzemë.  Ka një shumëllojshmëri produktesh që mund të irritojnë thithkat ose të shkaktojnë shpërthime të sëmundjeve ekzistuese të lëkurës, të tilla si dermatiti atopik. Kjo perfshin locione trupi, detergjentë rrobash, sapunë, parfum etj.

Shenja tjera të një reaksioni alergjik përfshijnë lëkurën e kuqe a të plasaritur rreth thithkës dhe kruarje. Një krem anti-inflamator lokal trajton raste të vogla, por një person duhet të flasë me mjekun nëse skuqja rritet, përhapet dhe nuk i përgjigjet një trajtimi pa recetë.

4. KONTAKTI SEKSUAL

Aktiviteti seksual mund të jetë shkak i dhimbjes së thithkave. Fërkimi i trupit ose aktiviteti seksual që përfshin thithkat shkakton dhimbje. Kjo dhimbje është e përkohshme dhe trajtohet thjesht duke i dhënë kohë thithave të shërohen. Përdorimi i hidratuesve ose mbrojtësve të thithkave ndihmon në mbajtjen e fërkimit në minimum dhe në parandalimin e përkeqësimit të simptomave.

5. NDRYSHIMET HORMONALE

Ndryshimet normale hormonale në ciklin mujor të një gruaje mund të shkaktojnë dhimbje të thithkave dhe gjoksit. Këto simptoma zakonisht ndihen në ditët para fillimit të menstruacioneve, kur rritja e niveleve të estrogjenit dhe progesteronit tërheq më shumë lëngje në gjoks dhe i bën ata të ndjehen të fryrë.

6. KANCERI DHE SËMUNDJA E PAGET

Disa dhimbje në thithka mund të jenë shenjë e problemeve; si kanceri, megjithëse tumoret nuk shkaktojnë dhimbje. Dhimbja e thithkave të shkaktuara nga kanceri prek vetëm një gji dhe thithkë. Sëmundja e Paget është një lloj i rrallë kanceri që përfshin thithkën e gjirit.

7. DHIMBJE THITHKASH GJATË SHTATZËNISË

Dhimbja e thithkave është e zakonshme gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji. Gjinjtë bëhen më të mëdhenj dhe të ndjehen të lënduar. Thithat dhe areola mund të errësohen dhe të dhembin, dhe gunga të vogla mund të shfaqen rreth thithkave.

8. USHQYERJA ME GJI

Ushqyerja me gji është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së thithkave. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news