spot_img
10 C
Pristina
08/10/2025

Zhegrova ka pranuar ofertën e majme të Juventusit

I ndjekur për disa javë nga Olympic Marseille (OM), Edon Zhegrova duket se ka pranuar ofertën e Juventusit.

Klubi italian raportohet se ka arritur një marrëveshje kontraktuale me sulmuesin kosovar të krahut së fundmi, njofton nzoom.biz.

Ndonëse OM kishte nisur negociatat për shërbimet e Zhegrovës, thuhet se Bianconeri tashmë kanë bindur kosovarin me një kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurove, plus bonuset, sipas informatave të shpërndara nga gazetari i njohur sportiv, Nicolo Schira.

Klubi italian thuhet se tani është duke punuar për të gjetur gjuhën e përbashkët me Lillen.

Zhegrova, në rast të kalimit në Itali, ribashkohet me Jonathan David, i cili kaloi si agjent i lirë në fillim të dritares së transfereve e shënoi golin e parë me Juventusin të shtunën mbrëma.

Megjithatë, raportohet se OM ende nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Kosovës.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news