spot_img
22.7 C
Pristina
22/08/2025

Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës

Një ngjarje e bujshme ka tronditur ditën e djeshme kryeqytetin. Në pranga ka përfunduar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, gjatë një kontrolli fizik, ku sipas burimeve iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, shkruan nzoom.biz.

spot_img

Pas zbulimit, Marina Fara u shoqërua menjëherë për në komisariat, ndërsa materialet procedurale tashmë i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Detajet mbi rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk dihet nëse ajo ishte e shoqëruar nga persona tjerë apo nëse droga që iu gjet lidhet me konsum personal a me qëllime tjera.

Rasti ka ngjallur reagime, për shkak se Marina Fara është emër i njohur në rrjet. Ajo është përfolur për jetën e saj luksoze, postimet provokuese dhe marrëdhëniet me persona që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Arrestimi i saj e kthen edhe një herë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për një skandal që pritet të tronditë jo vetëm opinionin publik, por edhe botën e showbiz-it shqiptar.

Deri tani, policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë informacione të tjera, ndërsa hetimet për rolin dhe përgjegjësinë e saj vijojnë.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news