spot_img
22.7 C
Pristina
22/08/2025

Ndërron jetë djali i porsalindur i Marin

Marin po i kalon ditët më të vështira në jetë.

Reperi ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

spot_img

Artisti tregoi se vogëlushi ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

Në postimin e tij, Marin shprehet se kjo ishte menduar të ishte një lajm i gëzueshëm për ardhjen në jetë të vogëlushit, por fatkeqësisht jeta ka marrë një kthesë të dhimbshme për familjen e tij.

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë.

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve.

Ai falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të vështirë të tyre.

Kujtojmë se Marin dhe partnerja e tij Alba janë prindër të tri vajzave: Milana, Melody dhe Marina.

Humbja e djalit ka lënë një plagë të madhe në zemrat e tyre, por çifti shprehet se do të vazhdojnë të ecin përpara me besimin se një ditë do ta takojnë sërish engjëllin e tyre në parajsë.

“Deri sa të shihemi përsëri, engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë,” përfundon mesazhi i reperit, i shoqëruar me fjalë ngushëllimi për bashkëshorten e tij, të cilën e quan “njeriu më i fortë dhe gruaja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.” /nzoom.biz/

 

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news