spot_img
22.7 C
Pristina
22/08/2025

Pse kur kalon kohë me një partner, çuditërisht filloni të ngjani?

Është një nga ato gjëra që i vëmë re pa e kuptuar: pas disa vitesh bashkë, partnerët duken sikur fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit. Jo vetëm në sjellje, por edhe në fytyrë, në mënyrën si buzëqeshin apo si reagojnë. Shkenca ka disa shpjegime për këtë fenomen interesant.

Njerëzit kanë prirjen të zgjedhin partnerë që u ngjajnë që në fillim. Jo gjithmonë është e vetëdijshme, por tërheqja shpesh lidhet me tipare të ngjashme fizike, prejardhje, kulturë dhe madje edhe me ngjashmëri në shprehjet e fytyrës, shkruan nzoom.biz.

spot_img

Me kalimin e kohës, ky afrim bëhet edhe më i dukshëm. Ekziston ideja e “pasqyrimit” të pandërgjegjshëm. Kur jeton pranë një personi, fillon të përshtatesh me të, të marrësh gjestet e tij, mënyrën si reagon ndaj gëzimit apo shqetësimit.

Nëse një çift qesh shumë bashkë, linjat e buzëqeshjes shfaqen në të njëjtat vende.

Nëse kalojnë sfida, mimikat e tensionit krijojnë shenja të ngjashme. Jeta e përbashkët bëhet si lloj koreografie, ku fytyrat tregojnë të njëjtën histori. Ka edhe faktorë, si dieta, zakonet, mënyra e jetesës dhe ekspozimi në të njëjtat kushte. Çifti ha të njëjtën ushqim, bën të njëjtat aktivitete, jeton në të njëjtën klimë, ndaj trupi dhe pamja përshtaten.

Ndoshta arsyeja më e bukur është kjo: Kur dy njerëz ndajnë vite të tëra dashurie, gëzime, tensione dhe kujtime, fytyrat e tyre bëhen pasqyra të njëri-tjetrit.

Ngjashmëria nuk është thjesht fizike, por emocionale. Nuk është se fillon t’i ngjash partnerit, por fytyra jote bëhet dëshmi e historisë që keni jetuar bashkë. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news