Ka pasur indikacione të mëtejshme se Apple po përgatitet të heqë vendin fizik të kartës SIM në modelet e saj më të fundit të iPhone.
Burime të njohura me çështjen i thanë MacRumors se punonjësit në dyqanet e autorizuara të shitjes me pakicë të Apple në Bashkimin Evropian, po trajnohen për modelet e iPhone me mbështetje eSIM. Ata duhet ta bëjnë këtë deri më 5 shtator.
Apple pritet të zbulojë serinë iPhone 17 më 9 shtator, vetëm katër ditë pasi punonjësit duhet të përfundojnë trajnimin e detyrueshëm.
Në SHBA, të gjitha modelet nga seria iPhone 14 dhe më vonë nuk mbështesin më një vend SIM dhe mbështeten vetëm në teknologjinë eSIM.
Apple ende nuk e ka bërë këtë në vende tjera, por informacionet e reja sugjerojnë se kjo mund të ndodhë me serinë iPhone 17.
IPhone 17 Air do të mbërrijë pa një vend SIM në shumicën (nëse jo të gjitha) vendet, arsyeja për këtë është dizajni i tij ultra i hollë.
Ekziston mundësia që të ketë disa përjashtime, siç është Kina. Apple ka dokumentacion mbështetës që liston shitësit në gjithë botën që mbështesin eSIM.