spot_img
16.8 C
Pristina
05/09/2025

I’a kemi blerë veshjet e tij, vdes stilisti i famshëm Giorgio Armani

Shtëpia e modës Armani ka bërë të ditur të enjten se stilisti i madh italian, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë.

“Me pikëllim të pafund, Grupi Armani njofton ndarjen nga jeta të krijuesit, themeluesit dhe forcës së palodhur që qëndronte pas tij: Giorgio Armani”, thuhet në deklaratën e kompanisë, shkruan Reuters.

spot_img

Armani, i cili ishte 91 vjeç, ishte sinonim i stilit modern italian dhe elegancës. Ai arriti të ndërthurte mjeshtërinë e dizajnit me aftësinë e një biznesmeni, duke e udhëhequr kompaninë drejt një qarkullimi vjetor prej rreth 2.3 miliardë eurosh (2.7 miliardë dollarë).

Prej kohësh kishte probleme shëndetësore dhe u detyrua të mungonte në sfilatat e grupit gjatë Javës së Modës për Meshkuj në Milano, në qershor – hera e parë që nuk mori pjesë.

I njohur si “Re Giorgio” – Mbreti Giorgio – stilisti kujdesej personalisht për çdo detaj të koleksioneve të tij dhe çdo aspekt të biznesit, nga reklamat e deri tek rregullimi i flokëve të modeleve para se ato të dilnin në pasarelë.

Kompania njoftoi se këtë fundjavë, në Milano do të hapet një dhomë mortore për homazhe, ndërsa ceremonia private e varrimit do të mbahet në një datë që nuk është bërë e ditur.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news