Seksi është pjesë e dëshirave dhe kërkesave biologjike, por ka raste kur luan rol më të rëndësishëm pasi gruaja mund të arrijë maksimumin e orgazmës ose largon stresin.
Para një prezantimi të rëndësishëm
Studimet tregojnë se kryerja e marrëdhënieve para një prezantimi të rëndësishëm qetëson nervat dhe largon stresin. Rrjedhimisht do bëjë që të keni performancë më të mirë.
Në mëngjes
Trupi i gruas është ndërtuar për seks në mëngjes pasi niveli i testosteroneve dhe energjisë është më i lartë. Seksi në mëngjes bën të çlirohet endorfina që përgjigjet për humorin gjatë ditës.
Kur je pak pa qejf
Seksi ka ndikim në sistemin imunitar. Kur ndiheni pa qejf, megjithëse nuk mund të jepni maksimumin tuaj, seksi mund tju bëjë vërtetë mirë.
Dita e 14-të e ciklit
Në ditën e 14-të të ciklit, që përkon me kohën e ovulacionit, klitori rritet rreth 20%. Kjo është periudha kur orgazma arrihet maksimalisht dhe kur gruaja merr kënaqësi të madhe seksuale.
Pas aktivitetit fizik
Studimet kanë treguar se qarkullimi i gjakut në pjesët gjenitale femërore rritet ndjeshëm pas një aktiviteti fizik, kjo për faktin se gjatë ushtrimeve fizike lëshohet testosteroni që përgjigjet për dëshirën seksuale. Një grua e ndjen psikologjiksht veten më mirë pasi ndihet mirë me trupin e saj pas palestrës apo ushtrimeve të tjera fizike.
Pas një dite të vështirë
Nëse keni pasur një ditë të vështirë, një zgjidhje e mirë do të ishte seksi pasi do t’ju përmirësojë humorin dhe do t’ju heqë stresin. /nzoom.biz/