Hulumtimet shkencore tregojnë se burrat shpesh i shohin gratë më tërheqëse kur ato përdorin më pak make-up.
Studimet nxjerrin në pah se pamja natyrale vlerësohet më shumë sepse thekson elementë të rëndësishëm të bukurisë, si pastërtia e lëkurës, simetria e fytyrës dhe gjallëria që lidhet me shëndetin e përgjithshëm.
Këto karakteristika perceptohen në mënyrë të pavetëdijshme si shenja të vitalitetit dhe shëndetit, që ndikojnë tek perceptimi i tërheqjes. Ndërsa make-up-i mbetet mjet i fuqishëm për shprehjen e vetes dhe për të eksperimentuar me stilin, hulumtimet sugjerojnë se kur bëhet fjalë për tërheqjen, thjeshtësia shpesh ka përparësi.
Ky rezultat nuk do të thotë se gratë duhet të heqin dorë nga makijazhi, por tregon se një aplikim i kujdesshëm dhe i matur mund të nxjerrë në pah bukurinë e natyrshme më shumë se një makijazh i rëndë.
Sipas studimeve, femrat shpesh e mbivlerësojnë sa make-up preferohet nga meshkujt, duke zgjedhur herë pas here sasi më të mëdha se sa është e nevojshme.
Zgjedhja për të përdorur apo jo make-up është një vendim personal që lidhet me stilin, vetëbesimin dhe mënyrën se si secila grua dëshiron të paraqitet.
Rëndësia qëndron në ndjesinë e mirëqenies dhe në aftësinë për të ndjerë veten rehat në lëkurën tënde, me apo pa makijazh.
Bukuria autentike buron nga vetëpranimi dhe nga mënyra se si reflektojmë energjinë tonë të brendshme në botën përreth. /nzoom.biz/