Flokët nuk janë vetëm pjesë e pamjes sonë, por një pasqyrë e kujdesit dhe shëndetit që i japim vetes.
Të kujdesesh për flokët do të thotë të ushqesh çdo fije me dashuri, durim dhe produkte të duhura, sepse flokët e shëndetshëm i japin vetëbesim dhe dritë ditë pas dite, shkruan nzoom.biz.
Një rutinë e rregullt kujdesi është një investim i vogël që sjell ndryshime të mëdha në bukurinë dhe mirëqenien tonë.
E, pikërisht për këtë n’ZOOM do të ju sjell disa kryevepra nga Merita Simnica e cila është një stiliste flokësh e zonja në profesionin e saj që e ushtron tash e gati 2 dekada, më saktë qe 18 vite.
Nga prerja deri tek transformimi – aty ku bukuria nis me flokët, dhe atë mund ta gjeni tek Merita.
Në një prononcim për n’ZOOM ajo thotë se përdorin produkte cilësore në mënyrë që shëndeti i flokëve të jetë i mbrojtur.
“Përdorim produkte profesionale që mbrojnë shëndetin e flokëve, duke i lënë të butë, me shkëlqim dhe plot jetë. Nga nuancat natyrale deri tek transformimet më të guximshme – çdo ngjyrë është një histori e re që ti shkruan me look-un tënd”, u shpreh ajo.
Flokët janë kurora juaj e përditshme, ndaj meritojnë kujdesin më të mirë. /nzoom.biz/