Mund të jetë i rrezikshëm në këto pjesë të lëkurës.
Vaji i kokosit është një produkt i preferuar për kujdesin e lëkurës për shumë njerëz, por ja kur duhet të jeni të kujdesshme, shkruan nzoom.biz.
Vaji i kokosit mund të gjendet edhe në shtëpitë tona, ne e përdorim kudo, nga kuzhina te produktet kozmetike. Megjithatë, dermatologët thonë se duhet treguar kujdes kur përdorni vaj kokosi për kujdesin e lëkurës.
Disa e përdorin për të pastruar fytyrën e tyre, sepse është aq i yndyrshëm sa që tret grimin dhe papastërtitë, por më pas duhet një fazë e dytë për të hequr plotësisht mbetjet e tij.
Për proces pastrimi “dyfazor”, duhet të përdoret shkumë a sapun për larje. Disavantazhi kryesor i vajit të kokosit është se ai mund të mbyllë poret. Nuk ka aftësinë për të hidratuar lëkurën, vetëm mund të “kyçë” atë që ndodhet në të.
Nuk është hidrant por ka një efekt “okluziv”. Kjo është arsyeja pse s’duhet të përdoret në pjesët e trupit që i depiloni – këmbët, krahët, nënsqetullat a në zonën intime.
Mbyllja e poreve pas depilimit çon në rritjen e qimeve, e në formimin e puçrrave dhe proceseve inflamatore. Në vend të vajit të kokosit, në këto pjesë të lëkurës përdorni krem hidratues dhe qumësht trupi. Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve, vaji i kokosit mund ta përkeqësojë atë. /nzoom.biz/