Macet janë krijesa të vogla dhe të lezetshme që duan të përqafohen dhe të luajnë me pronarët e tyre. Nga toni i zërit te instinkti i kujdesit, mësoni pse macet ndihen më të afërta me gratë.
Ka studime të shumta që tregojnë se burrat që mbajnë mace si kafshë shtëpiake shpesh perceptohen si më inteligjentë, më të butë dhe më tërheqës për gratë, shkruan nzoom.biz.
Por, a e dini se vetë macet preferojnë më shumë gratë?
Sipas hulumtimeve, macet ndihen më të qeta dhe më të kënaqura në shoqërinë e grave sesa në të burrave. Një artikull nga DVM360 thekson se macet kanë tendencë të hyjnë më shpesh në kontakt me pronaret femra, duke kërkuar më shumë ndërveprim dhe afeksion.
Zëri i butë dhe komunikimi
Zëri i një gruaje, ndryshe nga ai i burrit, tingëllon më i butë. Ashtu si fëmijët reagojnë më mirë ndaj toneve të buta, edhe macet e preferojnë këtë lloj komunikimi. Një studim i vitit 2022, tregoi se macet reagojnë më shumë kur pronarët u flasin me ton të butë e të veçantë, të ngjashëm me mënyrën se si flasim me fëmijët. Ato duket se “kuptojnë” më lehtë gratë kur kanë nevojë për diçka dhe ndihen më rehat duke dëgjuar zërin e tyre.
Duart dhe prekja
Gratë kanë duar më delikate. Nëse ato janë të kujdesshme në mënyrën si e prekin macen, është më e mundshme të krijojnë një lidhje të ngushtë e besim të veçantë me të. Prekja e butë dhe e përsëritur është një nga mënyrat kryesore për të fituar afeksionin e një maceje.
Instinkti i kujdesit
Gratë kanë instinkt natyral të kujdesit dhe të dhënies së dashurisë. Në shumë familje, ato janë edhe ato që ushqejnë macet më shpesh, duke fituar kështu dashurinë dhe besimin e tyre. Aftësia e një gruaje për të kujdesur për macen i kujton asaj përkujdesjen që ka marrë dikur nga nëna e vet. Kjo lidhje emocionale i bën macet të ndihen më të sigurta.
Tipare të ngjashme
Qeni cilësohet si miku më i mirë i njeriut, duke ndjekur pronarin, ndërsa macet lidhen më shumë me ambientin e tyre. Ato kanë një veçori të përbashkët me gratë: dëshirën për të qenë gjithmonë të pastra dhe të rregullta, një tipar që shpesh identifikohet me feminitetin.
Më shumë ndërveprim
Macet kanë prirje të lidhen më shumë me gratë, ato kalojnë më shumë kohë me to. Sa më shumë vëmendje që marrin nga një person, aq më shumë ato priren t’i afrohen atij. Ashtu si në marrëdhëniet mes njerëzve, sa më shumë që t’i përkushtoheni maces suaj, aq më shumë dashuri dhe afeksion do të merrni prej saj. /nzoom.biz/