Disa meshkuj i kanë të gjitha: karrierë të suksesshme, grua të mençur e të bukur, familje të shëndosh dhe para.
Si i arrijnë këto?
A janë më të bekuar dhe më me fat se të tjerët, apo në “jetët e kaluara” kanë bërë gjëra të mira? Sipas një studimi nga Labor & Independent Economic Research, Gjermani, suksesi i një mashkulli më të jetë direkt i lidhur me jetën seksuale.
Përgjatë viteve, qindra studime rreth seksit e suksesit janë kryer për ta ndërlidhur seksin me lumturinë, jetëgjatësinë dhe mirëqenien mendore.
Sidoqoftë, ky studim është i pari i llojit të vet, dhe rezultatet janë mbresëlënëse.
Studimi ka marrë informatat e të dhënat e 7,500 individëve të moshës 26-50 vjet, pavarësisht jetës seksuale dhe qëndrimeve ekonomike. Faktor i rëndësishëm është se në studim janë përfshirë persona të të gjitha llojeve të orientimeve seksuale.
Sipas hulumtuesve, individët që bëjnë seks katër herë apo më shumë gjatë një jave fitojnë 5 për qind më shumë sesa të tjerët. Personat që shumë rrallë bëjnë seks fitojnë 3.2 për qind më pak sesa punëtorët tjerë që bëjnë seks rregullisht.
Sipas hulumtuesve, seksi i shpeshtë mund të ketë ndikim në të ardhurat financiare.
Kjo shpjegohet se mungesa e seksit shpin tek vetmia, depresioni dhe izolimi social, ndërsa individët që bëjnë seks dalin shpesh, janë më sharmant dhe më të motivuar në përgjithësi.
Grupin e dytë e karakterizon edhe pasioni dhe dëshira për të punuar. Pra, kur një grua apo një burrë është i lumtur me jetën seksuale, ai ka tendencë të jetë më i lumtur me jetën sekulare që shpin te ngritjet në detyrë të punës. /nzoom.biz/