spot_img
16.4 C
Pristina
21/10/2025

Arti shqiptar në zi, vdes Enver Petrovci

Aktori dhe regjisor i njohur shqiptar, Enver Petrovci, ka ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët përmes një njoftimi publik kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij, njofton nzoom.biz.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen tonë, por edhe për gjithë artin dhe kulturën shqiptare. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik, përkushtimin ndaj skenës dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas,” thuhet në njoftim.

Petrovci ishte një ndër figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, i njohur për rolet e tij të shumta dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e artit skenik.

Largimi i tij lë një boshllëk të madh në skenën kulturore shqiptare. /nzoom.biz/

 

 

spot_img
Related news