spot_img
11 C
Pristina
29/09/2025

Tatuazhet në dhëmbë – trendi i ri që po pushton botën

Në Kinë, rinia është duke u larguar gjithnjë e më shumë nga tatuazhet tradicionale të lëkurës dhe po kthehet te një trend më të veçantë: tatuazhet në dhëmbë.

Ky fenomen ka fituar popullaritet, veçanërisht mes të rinjve që kërkojnë të shprehin individualitetin e tyre në mënyra të pazakonta, shkruan nzoom.biz.

Tatuazhet në dhëmbë mund të jenë të përkohshme, si ato që vendosen me ngjitës, ose të përhershme, kur dizajni bëhet drejtpërdrejt në smaltin e dhëmbit.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se tatua mund të dëmtojë dhëmbin dhe të rrisë rrezikun e konsumimit të tij.

Për më tepër, ngjitësit mund të shkaktojnë alergji.

Këshillohet kujdes dhe konsultim me profesionistë para se të vendosni tatuazh të tillë. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news