spot_img
9.7 C
Pristina
30/09/2025

Etiketat e veshjeve, simbolet që mbrojnë rrobat nga dëmtimi

Sa herë që blini një rrobë të re, ndoshta e prisni etiketën pa u menduar dy herë.

Por këto “copëza bezdisëse” mbajnë informacione të vlefshme që mund të ndihmojnë jo vetëm në ruajtjen e cilësisë së veshjeve, por edhe në zgjatjen e jetës, shkruan nzoom.biz.

Etiketat përmbajnë një seri simbolesh të standardizuara, të cilat tregojnë mënyrën e saktë të larjes, tharjes dhe kujdesit ndaj rrobave.

Një nga më të shpërfillurit, por më të rëndësishmit, është simboli i trekëndëshit.

Trekëndëshi i bardhë bosh – Zbardhimi lejohet, Trekëndëshi me një kryq – Zbardhimi është i ndaluar dhe trekëndëshi me dy vija diagonale ose me “CL” të kryqëzuar – Lejohet vetëm zbardhues pa klor.

Përveç zbardhimit, simboli i dorës tregon që rroba duhet larë me dorë, ndërsa një kryq mbi simbolin e larjes sinjalizon që veshja nuk është e përshtatshme për rrobalarëse.

Vijat horizontale poshtë simbolit të larjes tregojnë llojin e ciklit të larjes që duhet përdorur (normal apo i butë).

Njohja dhe zbatimi i udhëzimeve nuk është formalitet, ato ndihmojnë që rrobat të duken si të reja për më gjatë, duke kursyer para dhe kohë në afat të gjatë. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news