spot_img
11 C
Pristina
29/09/2025

Richard Mille konfirmon: Ora e Mozzik nuk është origjinale!

Shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, e cila përfaqëson kompaninë zvicerane “Richard Mille” në Kosovë, ka njoftuar se ora e reperit Mozzik, e cila ishte konfiskuar nga Dogana e Kosovës ditët e fundit, ka rezultuar të jetë një kopje e falsifikuar.

Sipas një deklarate për media, pas verifikimit të kryer nga vetë kompania Richard Mille, është konfirmuar se ora e ndaluar nuk është origjinale, shkruan nzoom.biz.

“Si përfaqësues ligjorë të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar nga Dogana është një falsifikat, bazuar në verifikimin zyrtar të kryer nga kompania. Rezultati është bërë i ditur edhe zyrtarisht te Dogana e Kosovës, dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë,” thuhet në deklaratë.

Në njoftimin e publikuar edhe në Facebook, “Vokshi & Lata” theksojnë se ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit institucional në luftën kundër falsifikimeve, si dhe për mbrojtjen e markave ndërkombëtare, konsumatorëve dhe tregut lokal. /nzoom.biz/

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news